Te pres

Sa afer dhe sa larg jemi ne te dy
me mijera menyra mundohem te te arrij
me qindra deshira i shpreh per ty
te ishim bashke, te shiheshim ne sy
nen nje qiell te berbashket jetojme
thithim te njejtin ajer, ndajme te njejtin diell
por nuk te arrij dot, nuk te shoh asnjehere
dhe eci rruges pa ditur se ku, kerkoj kudo per ty me sy
nuk je asgjekundi atje ku jam une
dhe shkoj ne c'do vend, ndoshta po me pret diku
 te pres si perhere, si gjithmone
te pres qe te zgjosh kete dashurine tone.

poezi nga Fjorvita Calaj

GJYSMA IME NGELI PENG

Gjysma ime ngeli peng
Ne nje gjysem shpirti tjeter
Me ler kohe,me gjej nje vend
Ku ta qaj nje mall te vjeter.

Gjysma ime lengoi gjate
Ne kerkim te gjysmes vet
Tretej loti per nje nate
Shteronte syte ne aq net.

Gjysma ime si strofe pa varg
Ish pa rime,pa ndiesi
Gjysmen tjeter kerkonte larg
Si pa titull nje poezi.

Gjysma ime ngeli e shkrete
Himnin e vdekjes kendoi ne faj
Shpirti im ne tjetren jete
Do ta gjej gjysmen e saj.

 ALBI LUSHI

Poezi dashurie per ty

Unë emrin tënd e zë rrallë në gojë
kjo do të thotë që në zemër e ruaj thellë
veç në ndodhtë të kthehem në rrenojë
do të dalësh si legjenda mbi një kështjellë
Unë emrin tënd s’e kam vënë në asnjë vjershë
E s’do ta shkruaj as në vargun më me bujë
Kjo do të thotë që gjërat me peshë
rrinë në thellësi dhe është zor t’i ngresh mbi ujë

NJE FLETE E VETME

Gjithë ëndërrat dhe dëshirat
që në jetë i thurra,
i mblodha të gjitha bashkë,
i rradhita një nga një,
si fletët e një ditari,
por aty nuk pashë gjë tjetër,
vetëm fletët që po shkyen,
duke rënë një nga një në tokë.
ashtu si bien gjethet e vjeshtës
që era me vete i merr.
Tani kanë mbetur pak fletë,
me shpresë që diçka të ndryshojë.
dhe një fletë e vetme le të jetë,
kujtimi më i bukur le të mbetet
që as nën dhè të mos tretet!
Një fletë e vetme le të jetë,
dhe do t’i mbyll sytë e qetë,
në atë fletë të jemi unë dhe ti
ku të ketë lumturi dhe dashuri!

Poezi nga  Rudina Batku

ENDERR E PAMBARUAR

Ti, vjen i buzeqeshur, i heshtur
dridhesh, fjalet të mungojne,
mundohem të të them të qëndrosh,
por kot, fjalët ngecin dhe s’dalin dot.

Jam lodhur nga pritjet e gjata
të cilat mbarimin nuk e kane,
po më çmènd thjeshtesia jote,
të dua mbi gjithë gjerat e kesaj bote.

O enderr, o enderr mos me mundo,
aty ku ke mbetur vazhdo,
enderr eshte edhe vete jeta,
e unë jam larg, shume larg nga e verteta!

Më shumë enderr se jete
pritjet e gjata kane,
sa shume mallengjehem kur zgjohem,
se ty nuk te kam prane!

 Poezi nga  Rudina Batku

Ti do te heshtesh

Ti do te heshtesh gjate ate dite,
ndoshta per fare ate nate,
kur te mos jete
mbi sferen e humbur te tokes,
figura ime krenare
me syte e fuqishem si shpeze
qe vec lirise i perkasin,
qe ti ti i deshe aq shume.
Ti do te heshtesh djale,
ti do te heshtesh,burre,
ti do te heshtesh,shpirt,
kur te mos jem me une.
Dhe mjekra jote peshtetur mbi klavikul,
do te heshte.
Oh,nuk do te jete me ajo heshtje,nje nga ato qe vibrojne afrimin.
Ajo heshtje e madhe,
ajo heshtje e mungeses,
ajo heshtje e kthimit tend,
ne nje,ne nje,ne nje.
Ti qe gjithmone me mua ishe dy,
dhe prape njesuar,
po kurre bir vetmie.
Do te heshtesh,
ti qe aq pak flisje dhe heshtjet i krisje
ti qe i kishe fjalet si guaska te rralla,
qe m’u desh aq rruge te eci per ti gjetur,
do te heshtesh ti,qe aq shume te desha,
Do te kthehesh ne nje burre si mijera
(kurre nuk mbaron argateria se ngreni burra.)
Do te heshtesh.Do te cohesh.Do te ikesh qe andej,
krahthyer drejt gojes se argaterise do t’ikesh
duke tu zvogluar trupi,shpatullat ne largesi.
(Pika me rafte sa fort ti desha shpatullat!)
Do te ikesh argati im,do te zhdukesh,
dhe ketu historia jone do te mbaroje
historia jone e padegjuar
qe e pergjonin yjet e pikuar
e qe kapnim me dore nen cati.

JETO PËR TË DASHURUAR

Duke na lënë plotësisht në harresë si njerëz,
kjo a nuk është një lloj vuajtje për së gjalli?
Një zemër e lënduar, një plagë e pamëkuar,
vetëm një klithmë dhe pikon loti në sy,
kur plagën e hapur po e fsheh
thellë gjoksit të helmuar,
dhe mes lotëve buzën vë në gaz
se do të mbijetoj për të dashuruar!
Duhet t'u themi se dhe për ne ka jetë
gjer sa kemi frymë, gjer sa ende shikojmë dritë,
gjer sa qielli duket i kaltër, 
linarsyeja më e fortë
kundër së cilës jemi të detyruar të luftojmë
me gjithë forcat e brendësisë!
Duhet t'u themi se ka mundësi të zgjedhësh
ndërmjet dashurisë dhe dështimit, sepse 
po e le të ikë dashuria e ke lënë të ikë vetë jeta!
Ka një tokë të të gjallëve dhe
një tokë të të vdekurve,
ura lidhëse është dashuria!
Ajo është e vetmja mbijetesë,
e vetmja domethënie!

Poezi nga  Rudina Batku

Vetem nuk jam

E vetme jam ne kete vend,
e merzitur dhe e pikelluar,
Nė thellesine e shpirtit
e tera e perveluar.

Vetem, pa askend prane,
shume sy mua me pane,
por syrit tend te shkruar
asnje, jo, nuk i ngjan.

Shume fytyra me buzeqeshen,
por edhe kjo ishte e kote,
se buzėqeshjes tėnde te embel
s’i ngjan asnje ne kete bote.

Vazhdoj te jem vetem
me kujtimet qė mbeten,
unė ende po te kerkoj,
tė verteten s’mund ta mohoj.

Vetem, jo, nuk jam
nė zemėr ty te kam,
do tė vazhdoj te te dua,
vetėm ti, je pėr mua.

Kjo ere e lehte qe po fryn
flokun po ma ledhaton,
valėt e detit qe para meje vijne,
kujtimet tona s’mund t’i shlyejne.

 Poezi nga  Rudina Batku

SYTE E TU

T’i puth sytë me mall,
ata sy që shumë i dua,
që flasin më tepër se ç’duhet,
që thonë atë që s’mund të thuhet!
Janë sytë ku botën ndryshe shikoj,
janë sytë që unë i dashuroj.
I lexoj sytë e tu,
si fjalët pa shqiptim,
edhe kur loti pikon,
edhe kur gëzimi i shoqëron.
Në sytë e tu gjeta dritën e vërtetë,
nuk lejoj pikë loti të pikojë,
mbretëri e lumturisë,
do të mbizotërojë.

 Poezi nga  Rudina Batku